Kryeministri Edi Rama ka marrë sot vaksinën anti-Covid.
“Ky postim pak farë javor në kohë është vërtetë një lehësim shumë i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë apo jo vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme.
Dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë. Është e sigurt se vaksina nuk i bën ilirët viking apo aziatikë. Ilirët mbeten ilirë. Është e sigurt se nuk futet çip në trup për ë përgjuar thashethemet.
Nuk do ngelesh pa gjë ti.
Për mua është shumë e rëndësishmja që edhe në Kosovë, pavarësisht nuk e zgjidhim dot problemin që ata që po presion Covaksin, të mund të fillojë të paktën në frontin e parë aty ku është vija e zjarrit. Dozat që ne mund ti japim Kosovës duke nisur nga java e ardhshme janë simbolike.
Në këtë rast të mos mendojmë si BE. Shqipëria edhe Kosova janë një.
Radhën për vaksinë e ka Saliu kur të hyjmë te moshat e tejthyera”, tha Rama në një deklaratë për shtyp.