Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pipero flet disa orë pas vaksinimit: Po dëgjoj lloj lloj gjërash! Vaksinën e pashë dhe është e Pfizer

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte personi i katërt që bëri sot vaksinën anti Covid-19 në stadiumin “Air Albania”.

Duke folur për “Open” ai tha se ndihet mirë dhe shpreson që në të ardhmen shumë ta bëjnë vaksinën pasi është e sigurtë dhe askush nuk duhet të ketë dyshime.

“Është moment relaksi, pata fatin të jem në mes të të parëve që u vaksinuan. Jam dhe me fat që nuk jam prekur deri më tani nga koronavirusi. Mundësia e vaksinimit do t’i jepet dhe të tjerëve që të mos preken dhe të mos sëmuren.”-u shpreh Pipero.

Unë po dëgjoj gjëra të ndryshme sot. Unë po të dëgjoj që dikush thotë kanë ardhur sot dikush dje. Ju lutem t’ja lëmë ekspertëve.

Nuk kam informacion kur ka ardhur di vetëm që sot është transportuar në kushte siç e kërkojnë protokollet. A e pashë vaksinën.

E pashë e preka e lexova fletën, është e Pfizer dhe ashtu sikundër kolegët e mi e kemi aplikuar në kushte të nevojshme dhe shpresoj që përfitimi i saj të jetë i plotë.

Unë mendoj që sot fillon një periudhë e re që të vijojë po kështu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet