Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Manastirliu jep detaje nga procesi i vaksinimit: Nga plotësimi i formularit te monitorimi 30 minuta pas injeksionit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se vaksinimi anti-COVID, nuk do të jetë vetëm në Tiranë, por do të shtrihet në Vlorë e Shkodër dhe më pas në qytetet e tjera, teksa ka dhënë detaje edhe nga procedura e vaksinimit.

“Kanë bërë një vlerësim të imtësishëm të situatës së administrimit të vaksinës në vendet europian,e kanë studiuar planet dhe në bazë të standarteve më të mira kanë realizuar planin kombëtar i cili përfshin disa aspekte, që është prioritizimi i grupeve dhe fillojnë me mjekët, edhe këtu ka një prioritizim se personali mjekësor është 23 mijë.

Të gjithë punonjësit e shëndetësisë që ofrojnë shërbim në spitalet COVID do të jenë të parët që do të vaksinohen. Më tej vijojmë me ato në reanimacion, urgjenca dhe në të gjithë sistemin shëndetësor. Prioritare për t’u vaksinuar janë personat e moshuar dhe ato me probleme shëndetësore. Personat e të moshuar që jetojnë në shtëpi të moshuarve dhe shtëpitë e kujdesit shëndetësor, do të vijojmë me personat rreth 75 vjec që janë rreth 170 mijë.

Në Arenën Kombëtare, sipas kohës që i nevojitet një personi për vaksinim, se në momentin që ai vjen për t’u vaksinuar ka një formular dhe kërkon një kohë të posaçme dhe më pas kryerjes së vaksinën qëndron në monitorim 30 minuta. Shpërndarja e vaksinës nuk do të jetë vetëm në Tiranë, fillomë me Shkodrën dhe Vlorën. Janë marrë masa për vendosjen e postacioneve do të jenë në monitorim jo vetëm me mjekë, por ekipi i Urgjencës kombëtare do të luajë një rol të rëndësishëm. Do të shënohet data e vaksinës së parë, pastaj të vaksinës së dytë”, tha Manastirliu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet