Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lehtësohen masat, në Mal të Zi mund të hyhet edhe pa testin e Covid-19

Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i detyruar për të hyrë në Mal të Zi. Ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi, Jellena Boroviniç Bojoviç, tha se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt.

Boroviniç Bojoviç tha se do të hiqet edhe ndalesa për trafikun midis qyteteve të Malit të Zi, gjatë fundjavave.

Sipas saj, lehtësimi i masave është bërë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Ajo tha se shkalla e përdorimit të kapaciteteve spitalore aktualisht është rreth 57 për qind, krahasuar me gjysmën e dytë të dhjetorit kur ka qenë 67 për qind.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar të hënën edhe për 388 raste të reja me koronavirus dhe për katër viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në këtë vend me mbi 620,000 banorë, aktualisht është 9,595. Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverë të vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar gjithsej 52,819 raste me koronavirus. Prej tyre, 729 pacientë kanë vdekur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet