“Kam qarë me lot”, Fjoralba Ponari rrëfen ngacmimin seksual në prapaskenat e emisionit

Showbiz
“Kam qarë me lot”, Fjoralba Ponari rrëfen ngacmimin

Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” u diskutua në lidhje me sekretet, ku moderatorja Fjoralba Ponari, vendosi të tregonte një sekret.

Saktësisht një ndodhi që i kishte ndodhur në fillimet e para të saj në televizion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive.

Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam patur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, gati gati në prapaskena gjëja shkoi në ngacim seksual.

Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit.

Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena, ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Ka qenë Ervini që më ka nxjerrë në shina”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT