Ikin reshjet, pas 13 janarit moti sfidon shqiptarët me acar dhe dëborë

Aktualitet
Ikin reshjet, pas 13 janarit moti sfidon shqiptarët me acar dhe

Shirat e dendur duket se kanë marrë fund duke i dhënë mundësi autoriteteve që të ndërhyjnë për të rekuperuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Megjithatë, moti do të sillët ekzaktësisht si për dimër në Shqipëri, ku pas shirave tashmë na pret acari dhe debora.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ashtu siç raportoi në mëngjes edhe Meteoalb, gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjesin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.

ME TE LEXUARAT