Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gropa gjigande u hap pranë spitalit në Napoli, dëshmitarja rrëfen momentin: Menduam se shpërtheu vullkani

Shpërthimi ndodhi në një parkim por Elsa Cenaj, punonjëse në spitalin e Napolit, thotë se “si shqiptare që është e parkoi makinën më larg që të shmangte pagesën” dhe i shpëtoi shpërthimit.

Ajo rrëfen ngjarjen e frikshme për “Shqipëria live”: “Ishte shumë shpërthim i fuqishëm. Ata që ndodheshin në spital u trembën, menduan se ishte vullkan. Në atë moment ikën dritat dhe kishte shumë tym, nuk shihnim asgjë. Napolitanët ia kanë shumë frikën vullkanit dhe menduan se po shpërthente vullkani, aq shpërthim i fuqishëm ishte. Pas ngjarjes, ra edhe një tërmet dhe u bë e frikshme për të gjithë”.

Elsa tregon se edhe herë të tjera kanë ndodhur plasaritje në spital. Sipas saj disa të sëmurë u evakuan dhe të tjerë u larguan me dëshirë sepse paniku ishte i madh.

Po ashtu tregon me humor si makina e saj nuk përfundoi në gropën gjigande: “Ne shqiptarët jemi mësuar që të gjejmë mënyra si ti shmangemi pagesave. Unë nuk e futa makinën në parkim, e vendosa më larg që të mos paguaja parkimin, kështu që makina ime shpëtoi”.

Sipas saj, autoritetet dyshojnë se shpërthimi ndodhi për shkak të tubacioneve të oksigjenit që gjendeshin nën tokë por hetimi për ngjarjen vazhdon ende.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk kishte njerëz të lënduar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet