Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Grabitet banesa e kambistit në Korcë, plagosen pronari dhe njëri prej autorëve

Nje banese eshte grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Korçës. Lajmi konfirmohet nga burime policore.

Grabitja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, në banesën e një kambisti.

Në momentin e grabitjes, autorët janë përleshur edhe me pronarin e banesës duke e lënë të plagosur.

Më saktesisht pronari i banesës dhe një prej grabitësve kanë mbetur të plagosur pas një përplasje fizike dhe janë dërguar në spital për mjekim.

Ende nuk ka te dhena rreth shumes se grabitur dhe detaje të tjera në lidhje me 2 autorët. Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kane nisur hetimet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet