Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Grabitësit morën 100 milionë lekë në shtëpinë e kambistit, policia: “Ishin tre persona, kapet njëri”

Zbardhen detaje të reja grabitja e kambistit në Korçë. Sipas burimeve, mësohet se kambistit i janë grabitur 100 mln lekë te vjetra. Policia tha se nje prej autoreve e ka arrestuar.

Banesa ra pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave”, ku tre persona të maskuar kanë grabitur banesën e kambistit të identifikuar si Shefqet Muço.

Policia e Korces me heret ka dhene versionin e saj zyrtar ne lidhje me grabitjen e baneses se kambistit mengjesin e sotem ne kete qytet.

Ne njoftim thuhet se autoret e ngjarjes kane qene tre persona ndersa njeri prej tyre bashke me pronarin e shtepise jane plagosur gjate perleshjes.

Korçë/Informacion paraprak
Më datë 11.01.2021, rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e "Bilbilave", Korçë, tre persona dyshohet se nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur me dhunë shtetasit Sh. M., me profesion kambist, një sasi lekësh para banesës së tij.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë, bëri të mundur ndalimin e njërit prej autorëve të dyshuar të
ngjarjes, i cili ndodhet aktualisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pasi ka marrë
lëndime gjatë përplasjes fizike me kambistin dhe forcat e policisë, ku ka tentuar të shmangë
kapjen nga ana e tyre.

Ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të cilët kanë mundur të
largohen me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës si edhe po kryhen veprime
të tjera hetimore, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet