Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Duam ngrohje”, nxënësit bojkotojnë mësimin në Elbasan

Pas 2 javësh pushim për shkak të festave diten e sotme ka nisur mësimi në të gjitha 9 vjeçare dhe gjimnazet e Shqipërisë.

Në shkollën 9 vjeçare “Europa”, ajo çka nisi ishte një protestë! Me pankarta në dua “Duam ngrohje” nxënësit po qëndrojnë në portën e jashtme të shkollës duke bojkotuar mësimin.

Për shkak të mungesës së ngrohjes, së bashku me prindërit e tyre, me një kërkesë të vetme me shpresë të një zgjidhjeje për këtë problematik shqetësuese dhe afatgjate.

Sipas prindërve, nxënësit vishen shumë trashë me rroba, sa kjo bëhet një pengesë për procesin mësimor.

Ata deklaruan se janë të vendosur në lidhje me kërkesën e tyre dhe duket sikur nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet