"Do ta mbajë Amerikën të sigurtë", Joe Biden emëron drejtorin e ri të CIA-s

Bota
"Do ta mbajë Amerikën të sigurtë", Joe Biden

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës William Burns për postin e drejtorit të Agjencisë Qendrore së Zbulimit, CIA-s.

Në një deklaratë të hënën, ekipi i tranzicionit i zotit Biden tha se zoti Burns është një veteran i Departamentit të Shtetit që ka shërbyer atje për 33 vjet, si për presidentë republikanë ashtu edhe demokratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zoti Burns i ngjiti shkallët e karrierës përmes trupit diplomatik dhe shërbeu si ambasador në Jordani nën ish-Presidentin Bill Clinton dhe ambasador në Rusi nën ish-Presidentin, George W. Bush.

Diplomati 64-vjeçar u emërua nënsekretar i shtetit në vitin 2011 nga Presidenti Barack Obama para se të dilte në pension në 2014, për të drejtuar Fondacionin Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.

Në një deklaratë, Presidenti i zgjedhur Biden tha se me përvojën e tij dypartiake, zoti Burns do të sjellë një qasje dhe perspektivë “apolitike” për zbulimim, që do ta mbajë Amerikën të sigurt.

“Populli amerikan do të jetë i sigurt me të si drejtori ynë i ardhshëm i CIA-s,” tha zotit Biden.

Ambasadori Burns ka marrë tre Çmime presidenciale për Shërbim të Shquar dhe nderimet më të larta civile nga Pentagoni dhe komuniteti i zbulimit amerikan. Ai është diplomuar për histori në Universitetin LaSalle në Filadelfia dhe ka marrë një master dhe doktoraturë për marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti i Oksfordit.

ME TE LEXUARAT