Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Darka luksoze në Dubai, Arbjan Mazniku sqaron çdo gjë: U ftuam nga kompania private, ata i paguan të gjitha

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, pjesëmarrës në darkën e shumëpërfolur në Dubai, ka sqaruar gjithçka në një intervistë.

Ai tha se në atë restorant ishin të ftuar nga një kompani private dhe ishin këta të fundit që i kishin paguar të gjitha.

“Edhe unë nëse do kisha parë lajmet nga mënyra se si dukej dhe si është portretizuar darka në mënyrë të padrejtë, do isha revoltuar.

E mirëkuptoj mërzinë dhe inatin që kanë kur informacioni del jashtë kontekstit,” tha Mazniku.

“Ne shkuam si pjesë e një tentative të qeverisë për të sjellë në Shqipëri një investitor, të quajtur EMAAR Group. Ajo është një palë e interesuar për rivitalizimin e portit të Durrësit. Po flasim për një investim që i kalon 2 miliardë euro”.

Kompania ka interes të afrohet edhe në qytetin e Tiranës dhe po shqyrton disa mundësi investimi. Unë isha aty për të prezantuar disa projekte të mundshme në Tiranë.

Zoti Mohamed Alabbar ka shpenzuar një ditë e gjysmë të tërë me ne. Ai nuk ishte në darkën e famshme sepse iu desh të lëvizte.

Ishin të gjitha të ofruara nga kompania. Nusretin e takuam. Menynë nuk e pamë dhe as e porositëm sepse ishte porosi e kompanisë,” shtoi ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet