Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Braçe paralajmëron banorët: Shkumbini po kthehet në shtrat! Rreziku nuk ka kaluar akoma…

Zv.kryeministri Erion Braçe u bën thirrje banorëve që të qëndrojnë larg nga lumi Shkumbin pasi ende nuk ka kaluar rreziku nga dalja e tij nga shtrati.

Mëngjesin e sotëm, numri 2 i qeverisë e ka nisur me një falënderim për të gjithë ata që kanë qenë në terren gjatë këtyre orëve të vështira, për t’iu qëndruar pranë banorëve që kanë pasur nevojë, teksa edhe një herë ripërsërit thirrjen që askush të mos afrohet në zonë.

“Shkumbini po kthehet në shtrat! Rreziku nuk ka kaluar akoma! Mirëmëngjesi çdo banori nga Thanasaj deri poshtë në Sulzotaj! Sic e shihni, Shkumbini në pikat e larta po shkon në shtrat, në pikat e ulta ende; Rreziku nuk ka kaluar ende! Dita do vijoj të jetë me temperatura të larta, jug dhe reshje të vazhdueshme.

Ndaj edhe një herë; zona nga argjinatura deri në buze të lumit nuk duhet kaluar për asnjë qellim, jo e jo për sehir! I jam shumë mirënjoheës turnit të tretë, Fredit, Avniut dhe gjithë kryepleqve, vëzhguesve të natës nga fshati dhe atyre nga drejtoria e Bujqësisë, Ledios e Fredit, policisë së shtetit, kryetareve tanë të Partisë Socialiste, çdo banori që iu përgjigj thirrjes sonë. Tani pa humbur vëmendjen duhet të vijojmë ditën natën e gjatë edhe një herë; Ndarë sipas sektorëve dhe detyrave”, shkruan Braçe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet