Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Blendi Fevziu zbulon dhuratën që i ktheu ambasadorja Yuri Kim: Nuk ma pranoi, më çoi një letër…

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se për krushtlindje i ka bërë një dhuratë ambasadores amerikane Yuri Kim, por që ajo ia ka kthyer.

Ai tregoi se i dhuroi ambasadores 2 sumbulla të bëra me filigram, por ajo nuk ia ka pranuar për shkak se nuk ia lejon ligji amerikan.

“Para Krishtlindjeve i çova ambasadores amerikane një dhuratë modeste, që ishin dy sumbulla jeleku të bëra me filigram, që kanë një cmim modest.

Pasi e mori dhuratën dhe pasi më falenderoi, më çoi një mesazh ku tha se nuk mund ta pranonte.

Pasi më coi një letër zyrtare, më thotë që nuk mund ta mbajmë pasi ligji amerikan thotë që s’mund të pranojmë dhurata më shumë se 20 dollarë nga individi si dhuratë dhe 392 për person nga shtetet. Dhe e kthehu dhuratën me gjithë falenderimet”, tregoi Fevziu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet