Arrestohen dy burra në Berat, njëri dhunon bashkëshorten, tjetri i dehur në timon

Aktualitet
Arrestohen dy burra në Berat, njëri dhunon bashkëshorten, tjetri

Arrestohen në flagrancë 2 burra në Berat.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 30 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. B.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 35 vjeç, banues në Otllak, Berat, pasi në vendin e quajtur “Baypass-i i Ri”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT