Zv.kryeministri kërkoi largimin e banorëve, lumi Shkumbin rrezikon daljen nga shtrati

Aktualitet
Zv.kryeministri kërkoi largimin e banorëve, lumi Shkumbin rrezikon

Lumi Shkumbin në zonën e Peqinit ka prurje të shumta, por deri tani nuk ka përmbytje.

Reshjet e dendura të shiut në Elbasan kanë fryrë lumin e Shkumbinit duke rrezikuar që të dalë nga shtrati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zv.kryeministri, Erion Braçe i ka bërë apel ditën e sotme banorëve të Tërbufit, nga Çerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohen vetë e të largojnë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat, nga buza e lumit në argjinaturë.

“Shkumbini po sjell rrezik. Prurjet e lumit Shkumbin prej mëngjesit të sotëm janë rritur më me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë.

Çdo banor i Tërbufit nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat, nga buza e lumit në argjinaturë.

I njëjti lajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin, Rrogozhinë. Edhe një herë, hiqni çdo gjë nga toka buzë lumit deri në argjinaturë tani”, apeloi Braçe.

ME TE LEXUARAT