Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zgjedhjet/ Emigrantët mund të votojnë me anë të këtij aplikacioni…

Të gjithë shqiptarët që banojnë jashtë vendit kanë afat deri në 24 shkurt për t’u regjistruar në mënyrë që të votojnë për zgjedhjet e 25 prillit, aty ku ata banojnë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur një draft të rregullave për votimin e emigrantëve dhe kushti i parë është regjistrimi i adresës se vendbanimit të përhershëm jashtë vendit. Vetë KQZ do të ngrejë një sistem online për regjistrimin e të gjitha kërkesave të emigrantëve për të votuar.

“Sistemi duhet t’i kërkojë zgjedhësit nëse ka bërë regjistrimin e adresës së vendbanimit të përhershëm jashtë vendit në “Programin e regjistrimit të adresës”, pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Pasi qytetari ka regjistruar adresën, atëherë fillon faza e dytë e verifikimit të identitetit të tij, për të shmangur që një person të aplikoje në emër të një qytetari tjetër. Për këtë fazë, KQZ ka perzgjedhur dy mënyra, e para që emigranti të plotesoje një formular me të dhenat e tij dhe familjarëve, e dyta fut në skemën e verifikimit, teknologjinë.

“Votuesit duhet t’i kërkohet të instalojë në smartphone e tij një aplikacion i cili do të përdoret për të automatizuar procesin e identifikimit te tij nëpërmjet teknologjive “Face ID”. Aplikacioni do të kryejë krahasimin e pamjes së tij (foto selfie) me foton në dokumentin e identifikimit. Aplikacioni do të jetë i aftë të dallojë që personi në fjalë është i vërtetë dhe jo një foto.”

Sipas Kodit Zgjedhor, vota e emigrantit do të përllogaritet në qarkun ku ai ka banesën në Shqipëri. Vendi yne sot nuk ka të dhëna te sakta sa qytetarë jetojnë jashtë vendit, por duke
krahasuar numrin e personave të regjistruar në gjendjen civile me ata që jetojnë ne vendin tonë, me perafërsi mendohet se 1.3 milionë zgjedhës janë emigrantë.

 

Burimi /vizionplus

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet