Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vaksina antiCOVID/ Papa Françesku: Kam rezervuar vendin për ta kryer, mos luani me shëndetin

Papa Françesku ditën e djeshme në një intervistë i ka bërë thirrje të gjithëve të bëjnë vaksinën anti-COVID për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

”Vaksina është një zgjedhje etike për secilin prej nesh, sepse nëse nuk e bëni ju po luani me shëndetin tuaj edhe me shëndetin e të tjerëve”, tha Papa Francesku.

Në Vatikan javën e ardhshme do të mbërrijnë dozat e para të vaksinës për të filluar vaksinimin masiv të qytetarëve.

“Javën e ardhshme, vaksinimi do të nis këtu në Vatikan dhe unë kam rezervuar vendin për ta kryer”, shtoi ai.

Papa Françesku, në një moshë të re për shkak se ka qenë i prekur nga një sëmundje ka hequr një pjesë të mushkërisë duke u bërë kështu potencialisht më i prekur ndaj virusit.

Si pjesë e planit të saj të vaksinimit, Vatikani tha se kishte blerë një frigorifer ultra të ftohtë për të ruajtur dozat, duke sugjeruar se do të përdorë vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, e cila duhet të ruhet në rreth minus 70 gradë Celsius.

Burimi/reporttv

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet