Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Uji ka mbushur tokën”, Rama iu kthehet banorëve të Lezhës: Mos u qani, me ç’keni parë në të kaluarën

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një tjetër pikë kritike të Lezhës, e cila përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu, siç është Gjadra.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, Rama është shprehur se pavarësisht reshjeve masive të ditëve të fundit, pasojat e përmbytjeve në këtë zonë nuk janë aq të mëdha, sa në vitin 2010, kur vendi qeverisej nga PD.

Pjesë nga diskutimet mes banorëve dhe Ramës:
Banori: Uji ka mbush tokën.
Rama: E di, po në 2010 uji ju erdhi nëpër dhoma.
Banorja: Janë zhytur vetëm 10 shtëpi, 500 tjera jemi xixë.
Rama: Janë bërë pastrime, se do ta shihnit ç’do të thotë përmbytje për shkak të njeriut. Me cfarë keni parë në të kaluarën, s’duhet me u qa.
Pjerin Ndreu: Këtu është zona më problematike, por gjithsesi kemi ndërhyrë te banorët. Nuk kemi asnjë kosto, as bagëti. Mbrëmë kemi ndërhyrë.
Rama: Kjo zonë ka qenë e ndaluar, para se të vinte fadroma me dy gishta. Edhe në zonën e komunizmit kjo zonë ishte si një govatë me ujë.

Ndreu: Hë Ben, ke ndonjë gjë, thuaja kryeministrit.
Rama: Ca ka ky, është me PD-në?
Banori: Unë nuk jam i lëkundur, por jam me atë që punon.
Ndreu: Jemi në gatishmëri, vetëm një telefon larg na keni.
Rama: Më shih në sy. Demokratët e zgjuar nuk mund të thonë që këtu nuk është bërë gjë, se ti je demokrat i zgjuar. Kur kemi ardhur këtu, edhe njerëzit ishin gjithë në baltë.
Banori: Kryetari ka pak kohë që ka ardhur në detyrë, po këto kanalet duhet me na i pastru.
Rama: Po mos të ishte pastruar ky këtu, ne dy do ishim deri në fut me ujë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet