Toka po rrotullohet me shpejt se zakonisht. Shkencëtarët:Po mendojmë të heqim kohë nga dita

Soft
Toka po rrotullohet me shpejt se zakonisht. Shkencëtarët:Po

Toka po rrotullohet aq shpejt, sa shkencëtarët po konsiderojnë të “fshijnë” një sekondë nga koha për të parën herë.Mbajtësit zyrtarë të kohës kanë vënë re se bota aktualisht po rrotullohet me ritmin më të shpejtë në 50 vite dhe kjo do të thotë që ditët në tokë, historikisht 24 orë, tani janë pak më të shkurtra.

Tani që bota po rrotullohet më shpejt, shkencëtarët që kontrollojnë kohën e planetit tonë po konsiderojnë të shtojnë një “sekondë të brishtë negativ” (si “viti i brishtë”), për të llogaritur ditët pak më të shkurtra, pra, ta heqin atë sekondë.Gjithsej janë shtuar 27 "sekonda të brishtë" në kohën zyrtare të botës që nga vitet 1970, gjë që ka kompensuar kohën e rrotullimit relativisht dembel të tokës.

Tani që po rrotullohemi më shpejt, koha "duhet të ruhet".

Peter Whibberley, një shkencëtar i lartë kërkimor nga grupi i Kohës dhe Frekuencave i Laboratorit Kombëtar Fizik në një intervistë për The Telegraph deklaroi:

“Ka gjasa të jetë i nevojshëm një “sekondë negativ”, nëse shpejtësia e rrotullimit të Tokës rritet më tej, por është shumë herët të thuhet nëse kjo ka të ngjarë të ndodhë."

Sidoqoftë, telefoni juaj dhe çdo orë tjetër, nuk do vërejnë ndonjë ndryshim dhe sigurisht, as ju nuk do ndikoheni në ndonjë mënyrë.

 

Burimi /revistaanabel

ME TE LEXUARAT