Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në Torovicë për të parë nga afër zonat e përmbytura.
Njëri nga banorët tha se janë mbi 70 familje të bllokuara prej 5-6 ditësh. “Nuk ka ardhur asnjë prej qeverisë, që mos qoftë më.
Mbi 70 familje kemi mbetur të izoluara. Sa herë bie shi, kështu bëhet det. Tokat janë në ujë, papunësia e madhe. Asnjë lloj shpërblimi” tha ai.
Ndërkohë duke përfituar nga takimi me liderin demokrat, njëri nga banorët e Torovicës kishte një porosi për Bashën që të kishte parasysh ish-deputeten Lindita Metalia, duke qenë se jemi në prag të zyrtarizimit të listave për zgjedhjet.
“Sa ka ngritur zërin kjo që ke në krah për ne 30 vite nuk e ngritur kush, pavarësisht votimit në Lezhë. Unë kërkoj me ma pasur parasysh”.
Por Basha iu përgjigj. “Sot nuk kemi ardhur për atë punë”. Ndërsa banori i tha se “Është problemi që unë nuk mund të takoj më, nuk mund të vij në Tiranë të takoj, meqë të kam këtu po ta them” tha ai.