Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rrëzimi i avionit në Indonezi: Gjenden kutitë e zeza mes rrënojave

Autoritetet indoneziane kanë gjetur kutitë e zeza të avionit Sriwijaya Air që u rrëzua në det menjëherë pasi u ngrit nga Xhakarta.

Avioni me 62 pasagjerë dhe ekuipazh ishte duke shkuar drejt Pontianak të shtunën kur u zhduk nga ekranet e radarëve katër minuta pas ngritjes.

Ky ishte aksidenti i parë i madh ajror në Indonezi pas përplasjes në 2018 ku u vranë 189 pasagjerë.

Shefi i komitetit të sigurisë kombëtare të transportit të Indonezisë, Soerjanto Tjahjono tha se ishin identifikuar dy kuti të zeza.

“Shpresojmë ti marrim së shpejti”, tha ai pa dhënë një afat kohor.

Aeroplani kishte 12 persona ekuipazh dhe 50 pasagjerë në bord, përfshirë shtatë fëmijë dhe tre foshnje, të gjithë indonezianë.

 

Burimi/theguardian

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet