Reshjet/ Kryemadhi: Qeveria e paaftë, iu mungon dashuria për të ndihmuar

Politikë

Monika Kryemadhi ka shkuar mëngjesin e kësaj të diele në Sauk, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët, me të cilët ka folur për problematikat me të cilat përballen.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI-së është ndalur edhe tek situata në vend si pasojë e përmbytjeve, ku bëri përgjegjëse qeverinë për gjendjen e krijuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa i përket përhapjes së koronavirusit, ajo tha se familjet shqiptare janë varfëruar për shkak të shërbimeve shëndetësore qe sipas janë të papërballueshme për xhepin e qytetarëve.

“Nëse 1 vit më parë kishim tërmetin që la mijëra familje jashtë, pastaj pandemia që mbylli biznese të tëra e la pa punë mijëra shqiptarë. Covidi që shkatërroi emocionalisht familjet tona dhe tani nga ana tjetër kemi edhe këtë situatë që shikojmë një papërgjegjshmëri të qeverisë. E thënë shkurt totalisht të paaftë. Nuk më duken vetëm të paaftë por edhe të poshtër, pasi ju mungon dashuria për të ndihmuar njerëzit. Sepse mund të jesh i paftë, por ke dëshirë për ti ndihmuar njerëzit. Por paaftësia e tyre ka kaluar tashmë çdo lloj limiti."

Burimi/vizionplus

ME TE LEXUARAT