Përmes një postimi në facebook zv.kryeministri Erion Braçe iu ka bërë thirrje të gjithë banorëve të fshatrave buzë Shkumbinit të largohen dhe të heqin çdo gjë, mjete e bagëti.
Prurjet e lumit, prej mëngjesit sotën janë rritur me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë, Braçe u shpreh se ata duhet të veprojnë urgjentisht tani, pasi lumi Shkumbin po sjell shumë rrezik.
“Shkumbini po sjell rrezik! Prurjet e lumit Shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde! Çdo banor i Terbufit nga Cerma e siperme ne Proshke, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, te largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature! Tani! I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze Shkumbinit nga Papri ne Peqin, Rrogozhine! Edhe nje here; hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani!”
Burimi/vizionplus