Rama në HEC-in e Vaut të Dejës: Këtu është zemra e problemit, deri tani menaxhim perfekt

Politikë
Rama në HEC-in e Vaut të Dejës: Këtu është zemra e

Kryeministri Edi Rama pas Obotit të Shkodrës, ka parë nga afër dhe situatën në hidrocentralin e Vaut të Dejës, tw cilwn e ka konsideruar si zemrwn e problemit të përmbytjeve.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se situata në këtë HEC deri më tani është menaxhuar në mënyrë perfekte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vau Dejës – Aty ku mund të shihet, dëgjohet dhe kuptohet qartë situata e kaskadës, si edhe të bëhet fare kollaj dallimi mes keqmenaxhimit e keqqeverisjes dhe mirëmenaxhimit e mirëqeverisjes* fakti është se me superintensitetin e reshjeve të këtyre ditëve, nuk kemi largqoftë 10 mijë njerëz të larguar nga banesat, mijëra e mijëra krerë bagëti të evaukuuara, po aq banesa e biznese të dëmtuara si në 2010 në Shkodër, ku edhe qyteti u mbush me varka, po kemi një situatë krejt tjetër, me dëme minimale, edhe pse intensiteti i prurjeve të shiut është dy herë më i lartë se në 2010 ***keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT