Pranon se e ka sajuar lajmin e tradhëtisë së Kanye West. Ava Louise: Isha e mërzitur , mashtrova gjithë botën
Disa ditë më parë, ylli i TikTok, Ava Louise, përhapi thashethme në platformën TikTok, se këngëtari Kanye West dhe Jeffree Star kanë pasur një romancë disa mujore së bashku.
Pas publikimit të këtij “informacioni”, rrjeti u mbush me lajme mbi tradhëtinë e mundshme të Kanye me youtuberin Jeffre Star.
Ava Louise ka pranuar se i kishte shpikur thashethemet se Kanye West dhe Jeffree Star kishin një lidhje. Ajo ka pranuar që thashethemet e saj të ishin krejtësisht të sajuara.
“Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Ju jeni të mirëpritur për memet.“, është shprehur ajo.