Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policia arreston 25 vjeçarin në kufi. Gjatë kontrollit iu zbulua se…

Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka arrestuar një qytetar nga Maqedonia e Veriut i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Mësohet se R.M. 25 vjeç, banues në Shkup është arrestuar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria”.

Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë person për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Tashmë për të riun kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij drejt Austrisë, ku do të vuajë dhe dënimin.

 

Burimi/tvklan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet