Pasojat e përmbytjeve/ Rama në Lezhë: Me këtë intensitet reshjesh, as Gjermania s’ka çfarë bën

Politikë
Pasojat e përmbytjeve/ Rama në Lezhë: Me këtë

Pas reshjeve të dendura të shiut, kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të diel në Lezhe, ku ka parë nga afër situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet.

Edhe pse niveli i reshjeve ka qenë tepër i lartë, shefi i qeveris deklaroi se dëmet nga përmbytjet janë shumë të vogla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I shoqëruuar nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama tha se për shkak të zhbllokimit të kanaleve kulluese dhe vendosjes argjinaturave, dëme nga përmbytjet kanë qenë më të vogla krahasuar me vitin 2010.

“Sikur mos të kishim bërë gjithë atë punë, do të ishin mijëra familje të evvakuuara, sic ndodhi në atë përmbytjen e 2010-ës. Mbrëmë pas gjitha të dhënat, fola dhe me Becin, dhe pashë që intensiteti i reshjeve ishte shumë më i madh. Kur vjen një intensitet i tillë reshjes, jo ne, po as Gjermania apo Parisin nuk ka cfarë bën. Në këtë rast, gjëja më e rëndësishme është që janë mbrojtur banesat. Numrat janë të vegjël, 40 familje që evakuohen është numër shumë i vogël, por me ato do të merremi.”

Nga ana tjetër, Pjerin Ndreu tha se puna ka vijuar çdo ditë duke shmangur edhe katastrofat që mund të shkaktonin reshjet.

ME TE LEXUARAT