Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Padia për kufirin në Hagë pas zgjedhjeve, Dhendias: Kemi marrëdhënie të sinqertë me Ramën

“Megjithëse 2020 ishte një vit i vështirë me hijen e pandemisë kudo ,ishte njëkohësisht një vit me zhvillime të rëndësishme politike për Greqinë ,midis tyre edhe ai marrëveshjes me Shqipërinë për të apeluar në Hagë”, ka theksuar midis të tjerash në një intervistë për gazetën “Kathimerini” ditën e sotme, ministri i jashtëm grek Nikos Dhendias.

Kreu i diplomacisë greke i pyetur për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë ka thënë gjithashtu se tashmë Greqia ka një marrëdhënie të sinqertë bashkëpunimi me Ramën me te cilin ai vetë pati mundësinë të bisedonte gjerësisht për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale.

“Sa i përket Hagës, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre me qellim që marrëveshja kuadër të nënshkruhet dhe dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri”, ka theksuar Dhendias.

Gjithashtu ai sqaron se të gjitha forcat politike shqiptare mbështesin faktin që çështja e përcaktimit të kufijve detare midis dy vendeve duhet të zgjidhet në bazë të Ligjit Ndërkombëtar te Detit nga Gjykata e Drejtësisë në Hagë dhe se kjo procedurë sipas tij është edhe një mesazh ndaj Ankarasë.

Ministri i Jashtëm grek pohon se është veçanërisht e dobishme të kujtojmë se Z. Rama ka deklaruar që Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme të saj për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje dhe se Shqipëria kishte bërë të njëjtën gjë 30 vjet më parë. Ndaj asnjë vend i tretë nuk mund të kundërshtojë këtë të drejtë ose të kërcënojë me luftë sipas tij.

Në pjesën tjetër të intervistës kryediplomati grek thekson rolin e rëndësishëm që përpiqet të luajë Athina në Ballkanin perëndimor për konsolidimin e stabilitetit dhe paqes. Dhendias për Kathimerini tha: “Kemi një marrëdhënie të sinqertë me Ramën.”

Ai përmend vizitën e Bujar Osmanit në Athine javën e ardhshme dhe nënshkrimin e tre memorandumeve me Maqedoninë e Veriut si dhe proceset që kanë filluar për të forcuar më tej praninë greke në Kosovë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Synimi ynë”,thotë Dhendias “është të krijojmë një kornizë të stabilitetit dhe qeverisjes ne shtetet e BP me qellim integrimin e tyre ne familjen Evropiane, duke i mbrojtur nga depërtimi i rrjeteve ekstremiste dhe perceptimet neo-Osmane.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet