Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nusret ‘rezervon’ një tavolinë për Maradonën në Dubai

Ikona argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Duke lënë prapa një karrierë legjendare në futboll, Maradona u shua nga kjo jetë duke u kujtuar nga figura të shumta publike.

Një ndër ta është edhe kuzhinieri turk me famë botërore, Nusret Gokce, i cili ka pasur rastin të gatuajë disa herë për argjentinasin.

Në nderim të tij, Nusret, ka rezervuar si të veçantë një nga tavolinat e tij në restorantin e tij në Dubai, për të kujtuar përjetësisht futbollistin legjendar.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në Instastory ku tregon si duket tavolina e legjendës. Në këtë kënd të veçantë të restorantit luksoz në Dubai shihet një foto e Nusret me Maradonën, një tufë lule, qiri dhe një tabelë ku lexohet ‘e rezervuar’.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet