Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Moti i keq/ ARRSH njoftim zyrtar: Ja akset ku ka pasur probleme, po punohet për pastrim

ARRSH ka dhënë njoftim zyrtar mbi gjendjen e akseve kombëtare nga veriu në jug. Në Kukës dhe Tropojë ka pasur rreshje bore gjatë natës, por tani qarkullimi vazhdon normalisht.

Ndërkohë në aksin Elbasan-Librazhd ka pasur rënie intertesh, por qarkullimi tashmë bëhte me dy kalime.

Edhe në Berat-Çorovodë dhe Strelcë-Moglicë ka pasur probleme, por tani qarkullimi vijon normalisht teksa po punohet për pastrimin e plotë të të gjitha akseve.

NJOFTIMI NGA ARRSH

📌Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje bore 🌨në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës 🚧 është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

⚠️Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

⚠️Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

#ARRSH #MIE

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet