Ministrja Kushi uron rifillimin e procesit mësimor me mesazhet sensibilizuese të nxënësve

Aktualitet
Ministrja Kushi uron rifillimin e procesit mësimor me mesazhet

Nëpërmjet një videoje sensibilizuese për respektimin e masave anti-COVID ku përcillen mesazhe nga vetë nxënësit, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor.

Njëkohësisht, ajo apelon fort që gjithsecili prej nesh të jetë i kujdesshëm në respektimin e këtyre rregullave që janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit dhe rikthimin sa më parë në jetën normale të mëparshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më këtë video ku me shumë dashuri përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre! ? Suksese e mbarësi të gjithëve!”, shkuan Kushi.

ME TE LEXUARAT