Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kim Jong-un kërcënon Biden: Do luftojmë për të gjunjëzuar SHBA-në

Lideri koreano-verior, Kim Jong-un deklaroi se aktiviteti i kombit të tij duhet të përqendrohet te “gjunjëzimi i armikut të vet të madh”, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Media shtetërore e vendit, KCNA sqaroi se Kim i bëri këto komente, teksa i drejtohej Kongresit të 8-të të Partisë Punëtore në Korenë e Veriut.

“Aktivitetet tona të jashtme politike duhet të përqendrohen tek armiku ynë kryesor dhe pengesa themelore për zhvillimin tonë revolucionar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, citohet të ketë thënë ai, sipas NBC News.

Me herët sakaq ishte shprehur për zgjerimin e arsenalit bërthamor të vendit. Kim tha se planet për një nëndetëse bërthamore tashmë janë pothuajse të plota.

Komentet e tij vijnë derisa presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden përgatitet të marrë detyrën.

Analistët të ndryshëm mendojnë se deklaratat e udhëheqësit koreano-verior janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi qeverinë e ardhshme amerikane.

Tonet e tij u ulën ndjeshëm me presidentin në largim të SHBA-së, Donald Trump, pavarësisht se shumë pak përparim konkret i bënë negociatat mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet