Kapet i shumëkërkuari në Shkodër, i dënuar për grabitje me armë në Itali

Aktualitet
Kapet i shumëkërkuari në Shkodër, i dënuar për

Policia e Shkodres njoftoi se ka arrestuar nje person te shpallur ne kerkim per grabitje me arme ne rrethana renduese.

Njoftimi i policise:

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe vihet në pranga një 23-vjeçar i kërkuar në Itali për vjedhje me armë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, u organizua puna për kapjen e një 23-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas lokalizimit të vendodhjes së personit të kërkuar, forcat e posaçme "Shqiponja" në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në afërsi të lagjes "Vojo Kushi", Shkodër, bënë kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:

B. Th., 23 vjeç, banues në Plan, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT