Helmohen 30 persona në Bulqizë, dyshohet se nga uji i pishëm

Aktualitet
Helmohen 30 persona në Bulqizë, dyshohet se nga uji i pishëm

Helmohen rreth 30 persona në Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. Ata janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore Shupenzë.

Kanë qenë fillimisht tre pjesëtarë të një familje që janë helmuar dhe dyshohet nga uji i pijshëm, pas dëmtimit të tubacionit dhe përzierjes me ujërat e zeza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

30 persona kanë marrë serum në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës, ndërkohë që po vazhdojnë të shkojnë edhe persona të tjerë nga gjithë zona, nga Gjorica, Hoshaten, Shupenza.

Mjekët kanë deklaruar se nuk e dinë nga ka ardhur helmimi dhe se pacientët janë paraqitur nga zona të ndryshme.

ME TE LEXUARAT