Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia lehtëson kalimin në kufi për personat e vaksinuar ndaj COVID

Greqia po planifikon lehtësira për pushuesit që janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Ministri Grek i Turizmit në Greqi, Harris Theocharis, ka njoftuar se turistët që do të pres vendi këtë vit do të ndahen në dy kategori, të vaksinuarit dhe jo të vaksinuarit.

Ai theksoi se udhëtarët e vaksinuar nuk do të duhet më të testohen ose të garantohen nëse tregojnë një certifikatë vaksinimi kur hyjnë në vend. Kjo deklaratë i hap rrugën atyrë të cilave janë kritikuar fort nga qytetarët, pasaportave të vaksinimit.

Të gjithë të vaksinuarit në Greqi do të marrin një certifikatë dixhitale dhe shumica e vendeve evropiane planifikojnë të prezantojnë çertifikata të ngjashme.

Qeveritarët janë shprehur se nuk do të ketë vaksinim me detyrim, por masa të tilla si kategorizimi i turistëve apo pajisja me certefikatë vaksinimi, në thelb tregon se qytetari nuk ka mundësi zgjedhjeje përsa i përket vaksinimit, pasi do të privohet nga shumë liri themelore nëse nuk pranon vaksinimin.

Për ata që nuk janë vaksinuar, masat e kontrollit të kufirit do të rriten, shtoi ministri. Ndërsqa për ata turistë që nuk janë vaksinuar, masat do të varen nga rrjedha e vaksinimit dhe situata epidemiologjike në vendet e origjinës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet