Drejtori i Rrugëve: Unaza e Madhe “mbyllet” në pranverë, më pas hapet gara

Aktualitet
Drejtori i Rrugëve: Unaza e Madhe “mbyllet” në

Kreu i Autoritetit Rrugor, Ergys Verdho është optimist që në pranverë të finalizohet projekti i pjesës së mbetur të Unazës së Madhe të Tiranës, duke i hapur rrugë garës për zbatimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vitin 2020, ARrSH buxhetoi shërbimin e konsulencës për pjesën e mbetur të Unazës, e cila konsistoi me dy studime, një nga sheshi Shqiponja deri tek Bulevradi i Ri dhe tjetra nga Bulevardi deri në Shkozë.

“Kemi marrë dy projekt-idetë, kemi miratuar gjumën në parim dhe i kemi hapur rrugë zbatimit të projektit. Brenda muajit shkurt, ARSSH do të ketë të përfunduar të gjithë porcedurat për të patur projektin përfundimtar.”

Pas zyrtarizimit të projektit, ARRSH pritet të hapë më pas garën për të përzgjedhur kompaninë që do të merret me ndërtimin e saj.

“Jemi shpresëplotë që në pranverë të nisin konkretisht nga puna për këtë vepër shumë të rëndësishëm publike.”

Objektivi i qeverisë është që në vitin 2023 e gjithë Unaza e Tiranës të jetë e aksesueshme për qarkullimin e automjeteve, por se sa do të realizohet, kjo mbetet për t’u parë.

Një pikë e nxehtë e këtij projekti do të jetë shpronësimi, pasi janë qindra objekte që do të preken përgjatë këtij segmenti rrugor.

ME TE LEXUARAT