Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dherat bllokojnë rrugën izolohen 570 banorë të disa fshatrave në Fushë Krujë! Prej dy ditësh asnjë ndërhyrje nga bashkia

Rruga që lidh fshatrat Kroi i Madh, Bruz mal, Bruz Zalle, Rreze me pjesën tjetër të vendit është bllokuar dhe është e pakalueshme, për shkak të rrëshqitjes së madhe të dherave dhe gurësve si pasojë e reshjeve të shiut.

570 banorët e këtyre fshatrave janë të bllokuar dhe e vetmja mundësi kalimi për këto banore është nëpërmjet Bovillës e cila është një rrugë alternativë por tepër e amortizuar.

Kjo gjendje vijon prej dy ditësh dhe nuk ka asnjë ndërhyrje nga bashkia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet