Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-19/ Mbretëresha dhe Princi Philip marrin vaksinën

Mbretëresha dhe Duka i Edinmburgut kanë marrë vaksinën anticovid, ka deklaruar pallati Buckingham.

Burimet nga pallati mbretëror kanë treguar për BBC se vaksinat u administruan të shtunën nga një mjek shtëpiak në kalanë Windsor.

Mbretëresha vendosi që të deklaronte që e kishte bërë vaksinimin për të parandaluar spekulimet e mëtejshme.

Ajo tha se pandemia kishte “na sjellë më pranë” pavarësisht shkaktimit të vështirësive, duke shtuar se Familja Mbretërore është “frymëzuar” nga njerëzit vullnetarë në komunitetet e tyre.

Mbretëresha 94 vjeçe dhe Princ Philip 99 vjeç janë mes 1.5 milion njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar të cilët kanë marrë dozën e vaksinës anticovid.

Kryeministri Boris Johnson ka thënë që qëllimi është të vaksinohen 15 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar deri në mes të Shkurtit, duke përfshirë banorët dhe stafin e shtëpive të kujdesit, stafin e vijës së parë të NHS, të gjithë mbi 70 vjeç dhe ata që janë kategorizuar si klinikisht të prekshëm.

 

Burimi /BBC

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet