Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Banorët e Bulqizës thonë se janë helmuar nga uji, flet administratori i Ujësjellësit: Linja është e monitoruar

Administratori i Ujësjellësit Bulqizë Asllan Daxha mohoi në një prononcim për “BalkanWeb” për helmim nga uji i pijshëm në Bulqizë.

Ai deklaroi se në Njësinë Administrative Shupenzë nuk ka kanalizime të ujërave të zeza pasi janë me puseta personale dhe se burimet e ujit të pijshëm janë të sigurta dhe monitorohen gjatë gjithë kohës.

“Nuk ka kanalizime të ujërave të zeza në Njësinë Administrative Shupenzë. Ka një linjë ujësjellësi që është e monitoruar.

Jam 100% i bindur se nuk ka ardhur nga uji sepse dy vendburimet e ujit janë të sigurta, të rrethuara dhe monitoruara me roje dhe të klorifikuara.

Mendoj se është virozë sepse paraqitja e personave të ndryshëm në grupe nga 3 apo 5… Ne jemi në kontakt me drejtoreshën e qendrës shëndetësore”, tha ai.

Ndërkohë janë banorët që pretendojnë se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet