Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arrestimi i strehuesit të sirianëve që u kapën në Vlorë, policia: Ja cfarë gjetëm në hotel

Policia arrestoi mbreme një 63-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi po ndihmonte kalimin e migrantëve nga vendet e treta në drejtim të Italisë.

Shtetasi Fatos Dusha ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë. Sipas policisë, materialet iu janë referuar Prokurorisë, për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim.

Policia e Vlorës:

Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Vihet në pranga një nga autorët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për hetimin e Trafiqeve dhe Narkotiëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet