Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Zhduki, sa më parë…”, dalin përgjimet, si i njoftonte polici kultivuesit e kanabisit në Skrapar

Gjykata e Posaçme Kundër krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka njohur sot me masat e sigurisë 23 të arrestuarit në lidhje me drogën e sekuestruar në Skrapar. Gjatë aksioneve që i paraprinë arrestimeve janë sekuestruar 5045 bimë narkotike dhe 176 kg hashash i gatshëm për t’u trafikuar.

GJKKO ka lënë në burg 16 persona, ndërkohë 4 prej të arrestuarve janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 3 të tjerë janë lënë në detyrim paraqitje.

Së fundmi Top Channel ka siguruar, disa nga përgjimet e Prokurorisë që çuan në zbulimin e grupi kriminal. Në përgjime është edhe Punonjësi i Policisë Astrit Duro, me detyrë Specialist Policie Zonës së Çepanit.

Personi nën hetim Astrit Duro me detyre SPZ i zonës së Çepanit, gjatë hetimit, rezulton i përfshirë në veprimtarinë kriminale të lejimin e mbjelljes së bimëve narkotike në zonën e Potomit, Skrapar. Nga telefonik i numrit të celularë të përdorur prej tij 069413****, ka rezultuar se Astrit Duro duke shfrytëzuar mundësinë e marrjes së informacionit në kohë, për operacionet që do të zhvilloheshin nga Komisariti i Policisë Skrapar në asgjësimin e parcelave me kanabis sativa, ai njoftonte kultivuesit e bimëve narkotike të cannabis sativa me qëllim mos kapjen e tyre nga ana e policisë.

Konkretisht nga përgjimet telefonike ka rezultuar se më datë 30.08.2020 ora 2;01:34 PM personi nën hetim Astrit Duro komunikon me punonjësin e sallës operative Skrapar, me numër telefoni 069411***(Salla operative e Skraparit), si më poshtë :

Legjenda : A- Astrit Duro. B – Nr. Cel. 069411*****

A-urdhero,

B-o Astrit ,

A-eee,

B-Mori shefi, nga ora gjashte e gjysem, shtate ne zyra e shefit, tere SPZ e inspektora krimesh,

A-Shefi I Komisariatit?,

B-po,A-ne shtate?

B-gjashte e gjysem, shtate ,

A-e mire.

Në mbledhjen e zhvilluar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Skrapar, për evidentimin e asgjësimin e parcelave të mbjella me kanabis sativa, parcela këto të evidentuara nga monitorimi ajror i kërkuar nga ana jonë, në funksion të këtij proçedimi penal, punonjësi i policisë Astrit Duro, është njohur dhe ka marrë informacionin e duhur për operacionin që do të organizohej. Menjëherë pasi del nga mbledhja, spz Astrit Duro, njofton shtetasin Enver(06822****), që e ka lidhje shoqërore dhe kryen rolin e ndërlidhësit, që ky të njoftojë shtetasin Fuat Dusho nga fshati Gjergjovë Potom për faktin se të nesërmen do të shkojë policia dhe duhet të hiqte bimët narkotike të mbjellura.

Nga transkiptimi I përgjimeve telefonike rezulton se me datë 30.08.2020 ora 7;44;27 PM personi nën hetim Astrit Duro komunikon me personin e identifikuar Enver, me numër telefoni 06822****(Enveri) i identifikuar Enver Muça, si më poshtë:

Legjenda : A- Astrit Duro.

B –Enveri 06822****

A-ee ke mbjellë nga ato?

B-(qesh)..

A-eo mire, Eee?

B-hëë ,

A-merre atë, Fuatin urgjentisht ,

B-ëë?,

A-merre Fuatin,

B-ëëë?,

A-merre atë e thuaji,

B-Cilin?

A-Fuatin,

B-ta marr ëë?,

A-ëëë, e ke parasysh?

B-për….,

A-pati mundësi ti zhduki, sa më parë, tërë natën,

B-Për nesër, për nesër?,

A-eee, hajt, hajt,

B-mirë, hajt, shnet.

Gjithashtu nga transkiptimi I bisedave telefonike rezulton se më datë 31.08.2020 ora 10;03;48 AM subjekti Astrit Duro komunikon me personin e identifikuar Enver, me numër telefoni 0682*****, e mes tyre veçohet me interes për hetimin ky tekst:

Legjenda : A- Astrit Duro.

B –Enveri 06822****

A-Ca bën oo?

B-Ca të bëj, ja këtu te shpija. Tu vënë dicka poshtë ,

A-A i bëre punët e shtëpisë?

B-unë dola shpejt se kisha një porosi, erdha prapë.Çova dicka se s’kam këtu internet në shpi, asnjë lloj internet, e do iki prapë poshtë.Ti ku je?,

A-Jam këtu tek gjimnazi.

Me datë 31.08.2020 ora 10;09;14 AM subjekti Astrit Duro komunikon me personin e identifikuar Enver, me numër telefoni 06822****, e mes tyre veçohet me interes për hetimin ky tekst:

Legjenda : A- Astrit Duro. B –Enveri 06822*****

A-Mos hajde, se ika në Komisariat, se më kërkojnë.Ika,

B-E ke parasysh, tek kjo te lokali në anë të rrugës,

A-ika unë, se po më kërkojnë, e më kërkojnë te puna, tek komisariati prandaj,

B-Ça bëre?

A-Më kërkojnë tek Komisariati, ika,

B-ore hajde dëgjoje një cikë më tutje,

A-eee prandaj,

B-po ai, po vinte aty tek lokali,

A-epo ika unë tani, po më kërkon shefi lart,

B-po ike ti,

A-ëëë, prandaj,

B-a do vish prapë?,

A-ja të shikojmë, cfarë pune kemi, të shofim, mos…,

B-po mirë, po kalove ti. Po rri një cikë andej.

A-e po të marr unë në telefon, të marr unë në telefon.

Më datë 31.08.2020 ora 12;26;12 PM subjekti Astrit Duro komunikon me personin e identifikuar Enver, me numër telefoni 06822*****, e mes tyre veçohet me interes për hetimin ky tekst:

Legjenda : A- Astrit Duro.

B –Enveri 0682######

A-epo mirë. Atje pije vazhdimisht, ku bëhet e mirë.

B-mirë mirë, po prej hakut do shënojmë. Një herë andej, njëherë andej mund të rrijmë bashkë.

A-ee mund të mbarohet ajo poshtë, po mire,

B-jo jo se s’mbarohet,

A-shikon eeee, nuk e takove Tanin oo?,

B-jo nuk e takova,

A-më mori mua në telefon, tha të pinim një kafe, I thashë këshu, se jam vetëm më tha këshu…,

B-ee e nuk më mori joo,

A-epo mire,

B-se isha me të unë,

A-duart, njëzet minuta duart e pastaj fikën,

B-e mirë. Shiko për atë që të thashë unë, që të vemë një cikë andej ore, se kemi ato bletët, ti shofim një cikë,

A-e të shikojmë situatën tani, prit,

B-eee mirë, po se të jep leje ai shefi,

A-….është shumë e ndërlikuar situate,

B-epo mirë pastaj,

A-mirë do llafosemi,

B-do te takojmë,

A-po pata kohë do dal mbasdite, takohemi aty dhe,

B-e mirë dakort.

Me datë 31.08.2020 ora 6;38;58 PM subjekti Astrit Duro komunikon me personin e identifikuar Enver, me numër telefoni 06822*****, e mes tyre veçohet me interes për hetimin ky tekst:

Legjenda : A- Astrit Duro.

B –Enveri 06822****

A-këshu….mirë mirë, hajt takohemi, e të flasim,

B-do vij aty e llafosemi,

A-hajd llafosemi, mirë ëëë?

Nga hetimet e kryera dhe aktet e administruara rezulton se me datë 31.08.2020, (të nesermen e ditës që u bë mbledhja ku ishte i pranishëm edhe Astrit Duro), nga Policia e Skraparit është ndërmarrë operacion per kultivimin e bimeve narkotike, ku janë konstatuar disa parcela të mbjella me cannabis sativa si dhe disa parcela në të cilat janë gjetur bimë narkotike kanabis sativa, të hequra dhe gropa bosh ku më përpara kishin qenë me bimë narkotike. Këto parcela ishin ato vende te evidentuara nga monitorimi ajror disa dite më përpara./top channel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet