Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tre të vdekur nga stuhia e borës në Spanjë

Një stuhi e borës në pjesën më të madhe të Spanjës la tre persona të vdekur dhe shkaktoi kaos në të gjithë vendin, duke bllokuar komunikacionin rrugor dhe duke mbyllur lidhjet ajrore dhe hekurudhore të kryeqytetit, Madrid.

Të premten, Madridi kishte reshjet më të mëdha të borës që nga viti 1971. Agjencia spanjolle e motit AEMET i përshkroi këto kushte si “të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike” të shkaktuara nga Stuhia Filomena. Agjencia paralajmëroi që të shtunën pritet të bien edhe 20 centimetra borë.

Në Twitter, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të urgjencës. Ai lavdëroi punën e agjencive të shpëtimit të cilat kishin ndihmuar qindra njerëz të bllokuar.

Aeroporti Barajas i Madridit u mbyll të premten vonë, ndërsa zyrtarët e transportit thanë se reshjet e borës çrrgulluan trafikun në gati 400 rrugë dhe anulimin e gjitha udhëtimeve përmes trenava nga Madridi.

Agjencia e urgjencave e Madridit tha se ata kishin punuar gjithë natën për të ndihmuar shoferët e bllokuar, duke liruar një mijë automjete.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet