Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tragjike në Indi, 10 foshnja vdesin nga zjarri në maternitet

Nje ngjarje tragjike ka ndodhur ne Indi ku 10 foshnje kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri.

Flaket kane shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv për foshnjet e sapolindura të një spitali në shtetin Maharashtra në perëndim të Indisë.

Policia indiane njoftoi se zjarri ka shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv për foshnjet e sapolindura të një spitali në qytetin Bhandara në shtetin Maharashtra.

Si pasojë e zjarrit humbën jetën 10 foshnje dhe u shpëtuan 7 të tjerë, bënë të ditur zyrtarët e policisë, të cilët informuan se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër i përjetuar në kontaktin elektrik.

Foshnjet që kanë humbur jetën thuhet se janë të moshës 1 deri në 3 muajsh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet