Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Stuhia e borës “zbardh” Spanjën

Stuhia Filomena ka zbardhur një pjesë të madhe të Spanjës. Gjysma e vendit është në gjendje alarmi këtë të shtunë.

Bora në Madrid, një nga zonat më të prekura, pritet të arrijë 20 cm dëborë në 24 orët e ardhshme.

Aeroporti i qytetit është mbyllur së bashku me një disa rrugë.

Të premten në mbrëmje, disa automjete u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit.

Zjarrfikësit u thirrën për të ndihmuar shoferët që ishin bllokuar. Në disa zona u ndërhyrja e ushtrisë për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve.

Autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin udhëtimet jo-thelbësore.

Sipas mediave lokale, reshjet e borës në Madrid janë më të rëndat në të paktën 40 vjet. Agjensia e motit në vend tha se reshjet e borës ishin “të jashtëzakonshme dhe historike“.

Shumë banorë shfrytëzuan dëborën e rrallë, duke ecur nëpër sheshin Puerta del Sol të Madridit.

Parqet e mëdha në Madrid u mbyllën si masë paraprake, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Moti i ftohtë pritet të vazhdojë edhe pas fundjavës me temperaturat në Madrid që parashikohet të arrijnë -12C të enjten, citon top channel, referuar bbc.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet