SOS në 10 mijë metra lartësi, rrëzohet në det avioni me 50 pasagjerë

Bota
SOS në 10 mijë metra lartësi, rrëzohet në det avioni me

Një avion i kompanise Sriwijaya Air me më shumë se 50 persona në bord humbi kontaktin pasi u ngrit nga kryeqyteti indonezian Jakarta të Shtunën në rrugën për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore.

Shërbimi i gjurmimit Flightradar24 tha në Twitter se Fluturimi SJ182 “humbi më shumë se 10,000 metra lartësi në më pak se një minutë, rreth 4 minuta pas nisjes nga Xhakarta”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avioni është një Boeing 737-500, sipas detajeve të regjistrimit të përfshira në të dhënat e përcjelljes.

Sriwijaya Air, një kompani ajrore indoneziane, tha në një deklaratë se ende po mbledh informacione në lidhje me fluturimin përpara se të bëjë ndonjë deklaratë.

Nga ana tjeter grupet e kërkimit kanë gjetur copëza të avionit në det të hapur. Megjithatë këto copëza do të analizohen nëse janë pikërisht të avionit të zhdukur.

ME TE LEXUARAT