Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shqipëria nën ujë, disa banesa të përmbytura në Fushë-Krujë

Shqiperia prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa disa zona janë përmbytur.

Edhe pse reshjet përgjatë ditës së djeshme kanë qenë intensive, gjatë natës pati një lehtësim të situatës, çka çoi që niveli i ujit në lumin Vjosë të shënonte rënie.

Lumi Drin është rikthyer në shtrat të vetë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji.

Në disa prej këtyre banesave uji ka depërtuar brenda, duke i përmbytur. Aktualisht nga parashikimet meteorologjike të IGJEUM, thuhet se deri në 11 janar do të ketë reshje intensive të shiut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet