Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Punoni, mos flini gjumë”, Rama inspekton Gjanicën

“Vizitë përkujtimore” e cilësoi kryeministri Edi Rama inspektimin përgjatë lumit Gjanica në Fier.

“Kjo është faza e dytë dhe ka filluar puna e zgjerimit dhe sistemimit të shtratit të lumit që do të bëhet gati për betonimin e shtratit dhe skarpateve.

Është parashikuar që shtrati i lumit të jetë me beton, për të patur qëndrueshmëri dhe për të mos patur probleme me shkarjen e dherave. Ndërsa skarpatet janë me mur guri dekorativ, edhe pjesa tjetër e trotuareve lart është parashikuar me gur dekorativ.

Ky segment që jemi duke punuar aktualisht është rreth 2 kilometër e do rehabilitohet komplet Gjanica në parametrat e segmentit të parë, me dy shëtitore të vogla 2 metra poshtë dhe me trotuare lart, me gurë dekorativë, me ndriçim dhe gjelbërim,” – tha kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Kryeministri rikujtoi se me reshjet e dikurshme, kjo zonë ishte e kalueshme vetëm me varka.

“Me reshjet që kishim dje, që nga qendra e qytetit e deri këtu, do ishte uji në katet e dyta të shtëpive. Ikja e ujit zgjaste me ditë.”

“Shtëpitë përqark donin muaj të merrnin veten dhe kjo nuk ndodhte vetëm një herë, por kishte raste deri 5 herë në vit. Realisht është bërë punë kolosale. Këtë jave kemi biseduar me Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë reparti i xhenjos, do të çmontojë urën këtu dhe do të fillojë menjëherë ndërtimi i shpatullave të urës së re, më e mirë, më e gjerë, me standarde të plota,” – thotë Subashi.

Kryeministri Rama kërkoi që sa më shpejt të bëhet edhe ura e fshatit Darëzezë, për të cilën kryebashkiaku u shpreh se projekti është gati. “Do të fillojmë urën e Darëzezës, projekti është gati. Edhe atje është një urë që ne e vendosëm para tre vitesh në kohën e përmbytjeve dhe tani ka ardhur koha që të ndërtojmë urën e re, është një urë me standard, e sigurt,” – thotë ai.

“Kjo është një vizitë përkujtimore në një ditë që mund të ishte 9 janar 2013 dhe do të kishte qenë këtu për të ardhur me varkë. Aty tek ajo godinë ku është viza mes suvasë së bardhë dhe pjesës së poshtme ishte niveli I ujit. Dhe shiko çfarë i ka bërë uji asaj pjese,” – vëren kryeministri Rama,, gjatë ecjes në lumin Gjanica.

Lidhur me punimet që ende vijojnë, kryebashkiaku Subashi thotë se me daljen e VKM-së për shpronësimet do të vazhdojë më tej puna për zbatimin e projektit.

“Këto janë shpronësimet e Shaban Memisë, – u shpreh kryeministri Rama. – Ndërtonin pa leje demokratët e Fierit dhe Shabani ju jepte vulat si në tokën e babës dhe tani paguan populli për t’i larguar. Megjithatë, ky është ligji dhe s’është bërë për ta. Është bërë për të gjithë shqiptarët që kanë hedhur investimet e tyre në tokat e zanuna të Shabës.”

Më pas, Kryeministri Rama vijoi ecjen përmes parkingut nëntokësor publik të bashkisë, një projekt modern, i cili i jep zgjidhje problemit të parkimit të mjeteve në qendër. “Nga pranvera do të fillojmë nga puna për të veshur skarpatet. Do të fillojmë një aksion të madh për t’i mbjellë ato. Sheshi përgjatë lumit është kthyer nën një shesh social ku ka vend për te gjithë, fëmijë e të moshuar, duke krijuar një vend shumë të bukur për qytetin,” – shprehet Subashi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet