Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Profecia në Vlorë, si rrezikoi të përsëritet tragjedia e 9 janarit me 50 sirianët

Nje grup prej 50 refugjatësh nga Siria e vende të tjera, mes tyre gra dhe fëmijë, u shpëtuan të premten në mbrëmje nga Roja Bregdetare dhe Guardia di Finanza, pasi ishin bllokuar disa orë në det me dallgë pranë grykëderdhjes së Vjosës.

Pas mesnate refugjatët u zbritën në Vlorë. Katër fëmijë dhe 11 të rritur, që kishin pësuar djegie nga bashkimi i ujit të kripur me benzinë dhe kishin probleme të hipertermisë, u nisën për në Tiranë për kujdes të specializuar mjekësorë.

Marinarë të Rojes Bregdetare thanë se operacioni ishte vështirësuar nga dallgët dhe rrymat ne grykëderdhje të lumit. Ngjarja e rëndë ringjalli kujtime të tragjedive të mëparshme në Otranto.

17 vjet më parë, 9 Janar 2004, 28 emigrantë shqiptarë u mbytën në kanalin e Otrantos pas një incidenti të ngjashëm. Trafiku i njerëzve përmes detit u ringjall vitin e kaluar, prej fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut dhe bllokimit të rrugëve tokësore./reporter

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet