Vazhdojne problemet ne rruge nga reshjet e ditëve të fundit. Rruga që lidh Njësinë Administative të Ungrenjit me qytetin e Lezhës eshte shembur ne menyre te frikshme.
Krejt zona e asfaltit eshte demtuar e care ndersa rruga ka rreshqitur sikur te mos kishte ekzistuar kurre.
Sic shihet ne pamje rruga është ndarë në dy pjesë, për shkak të rrëshqitjes së dherave. Për pasojë qarkullimi është ndërprerë pasi aksi është i pakalueshem.
Zona e Lezha është një ndër më te prekurat si pasojë e motit të keq. Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje.
Moti i keq, çahet në mënyrë të frikshme rruga Sarandë-Borsh